Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plagosjes së ndodhur pasditen e së dielës në qytetin e Shëngjinit. Deri tani janë shoqëruar në komisariat 18 persona.
Policia, e cila ka nisur nga hetimet bën me dije se 28 vjeçari, Florjan Dushku ka qenë objekti i sulmit, për motive që ende nuk janë të qarta ndërsa Samet Bercaj, 19 vjeç ëshët gjendur rastësisht në vendngjarje ku edhe është plagosur aksidentalisht.
Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar 18 persona në komisariat, të cilët po merren në pyetje, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar, si edhe janë sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në vendin e ngjarjes, nga të cilat pritet që policia të mundet të identifikojë autorët e plagosjes.
Në ndihmë të Policisë së Lezhës kanë ardhur edhe FNSH-të e Shkodrës të cilët kanë ushtruar kontroll në më shumë se 10 banesa me qëllim gjetjen e autorëve, apo provave që hedhin dritë mbi këtë ngjarje, por ende nuk është bërë e mundur kapja e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Për më shumë lexoni nëhttp://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-kamerat-filmuan-plagosjen-e-florjanit-ne-shengjin/