Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme më Kryeqytet pranë zonën e Porcelanit në rrugën "Hoxha Tahsin". Të dhënat e para bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Xheladin Shkoza 63-vjeç.
Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se viktima ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë ?Seat?.
Policia ka bërë arrestimin e drejtuesit të automjetit, pasi dyshohet se shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar nga ky i fundit. Mësohet se shoferi i automjetit ?Seat? është dërguar në spital për shkaka të plagëve të marra.