Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pedagogia e gazetarisë, Jonila Godole, e ftuar në ?Tonight Ilva Tare? në Ora News, thotë se në komunizëm elitat e vërteta u shtypën dhe u krijuan ato të rreme, bijtë e të cilëve janë sot.
Godole: Këto 27 vite shqiptarët nuk janë të kënaqur me këto ndryshime që janë bërë. Natyrisht, janë një pjesë e vogël që njësoj si në diktaturë, nuk ishte elita e vërtetë, por ishte elita që u bë në funksion. Atëherë, njerëzit e paaftë por që i qëndronin besnik linjës së partisë, dhe u quajtën ?elita? dhe fëmijët e tyre janë sot elita, le ta themi. Pas ?90-s, jo ai që studionte, që donte me të vërtetë diçka, por të tjerë që u bënë thjeshtë të pasur me mënyra të ndryshme, quhen si njerëz të suksesshëm.
Kjo bëri që shumë njerëz këto 27 vite të mendojnë se edhe demokracia nuk qenka një sistem kushedi se çfarë dhe qenka akoma më e vështirë sepse ti duhesh t?ia dalësh me forcat e tua. Njerëzit nuk kanë pasur informacione çfarë ndodhte. Media ishte e gjitha propagandë dhe shikonte vetëm arritjet. Pas 90-s deri sot edhe me rolin e medias, nuk jepet një informacion i thelluar por vetëm krime pa fund. Kjo shoqëri ka 24 ca vite dëgjon vetëm gjëra të këqija ditë për ditë.
Për më shumë lexoni në
http://www.oranews.tv/vendi/godole-ne-komunizem-u-krijuan-elita-te-rreme-sot-jane-bijte-e-tyre/