Ashtu sikurse aludohej prej disa ditësh, ekziston vërtet një krizë në marrëdhënien mes Xhenit dhe Benardit, të cilët janë konkurrentë në spektaklin e ?Dance With Me? që transmetohet në televizionin Klan.
Këtë të hënë, ata kanë performuar në ?DWM?, por janë shprehur se marrëdhënia e tyre është në krizë. Ka qenë Benardi, i cili është shprehur rreth situatës, por duke mos dhënë detaje për shkakun e krizës mes tyre. Ndërkohë nuk dihet nëse ata do ta kalojnë këtë çast dhe gjithashtu kanë vënë ne pikëpyetje vazhdimin e tyre në "Dance With Me". Xheni dhe Benardi janë një nga çiftet më të dashur dhe kriza mes tyre ka shkaktuar pakënaqësi tek ndjekësit dhe fansat e tyre në rrjete sociale.
Ndonëse Benardi nuk ka pranuar të puthë partneren e tij dhe ka qenë evaziv për shpjegimin e situatës, Alketa Vejsiu u ka kërkuar që çfarëdo të ndodhë mes tyre mos ta ndërpresin garën e kërcimit. /tvklan.al