Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka nisur për të dytin vit rradhazi në Tiranë projekti Dizajn Job 2. Përfitues do të jenë më shumë se 120 të rinj të cilët do të marrin njohuri mbi ëeb dizajnin dhe grafik dizajnin. Në fund të projektit ata do të pajisen me një certifikatë nga Bashkimi Europian.
Në kushtet kur papunësia në rradhet e të rinjve mbetet shqetësuese, Projekti Dizjan Job 2, vjen si një mundësi e artë. Projekti bashkëpunim i tre shteteve Shqipërisë, Serbisë dhe Kroacisë zhvillohet në fushën e ëeb dizajn dhe grafik dizajn. Përfitues janë më shumë se 120 të rinj, të cilët do të marrin leksione nga 10 trajnerë.
Kryekoordinatori i Dizajn Job 2, Boris Negeli thotë se në fund të këtij projekti, kohëzagjtja e të cilit është 1 vit, të rinjtë do të jenë në gjendje për t`u punësuar.
Por për Boris Negali, papunësia nuk është vetëm një fenomen shqiptarë, në mbarë europën thotë ai, të rinjtë hasen me këtë problem.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/design-job-2-120-te-rinj-shqiptare-prfitues-nga-projekti/