Ora News - Denoncimi - BOOM: Fabrika e riciklimit “rrezik vdekje” për banorët në Librazhd

2018-05-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tjetër masakër mjedosor me rrezik për jetën e banorëve është denoncuar në emisionin ?BOOM? në RTV Ora News.
Kamera e BOOM udhëtoi në Librazhd, aty ku banorët e lagjes ?Detashmen? janë në rrezik për jetën pasi në hyrje të kësaj lagjeje ndodhet fabrika e riciklimit, e cila ka bllokuar rrugën me mbetje nga më të ndryshme, kryesisht pjesë elektronike.
Lagjja ndodhet vetëm 2 km larg nga qendra e qytetit të Librazhdit, por banorët janë shumë të shqetësuar për këtë situatë. Ata thonë se kanë vetëm dy mundësi për të shkuar në shtëpi, ose të kalojnë përmes fabrikës së riciklimit, ose mbi shinat e trenit.
Për shkak të problematikave të shumta kjo lagje mund të quhet ?toksike? pasi toka, ajri dhe uji kanë një nivel të lartë ndotje. Fabrika e riciklimit jo vetëm që ka bllokuar rrugën por nuk ka as kanalizim për ujrat që dalin nga përpunimi i mbetjeve.
Pa kanalizime janë edhe të gjitha banesat e lagjes ?Detashmen? duke e bërë zonën një burim infeksioni. Por me e tmershme është kur mëson se e gjithë kjo lagje është plot me mbetje spitalore. Mjafton të gërmosh pak tokën dhe mbetjet shfaqen në çdo cep.
Gazetarja e BOOM foli edhe me pronarin e firmës, i cili tha se do ta pastronte rrugën por për momentin firma e tij ndodhet në një krizë financiare.
Ndërsa institucionet, Inspektoriati i Shëndetit Publik dhe Bashkia nuk marrin asnjë përgjegjësi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/boom-denoncon-fabrika-e-riciklimit-rrezik-vdekje-per-banoret-ne-librazhd/