Report TV - Skandali/Report Tv gjen granatë dhe kanabis te tuneli në Rinas

2018-05-04 0

Edhe pse është e rrethuar si zonë krimi pasi u sekuestruan 146 kg lëndë narkotike, në brendësi të tunelit në afërsi të Rinasit ndodhen ende sasi kanabisi. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka ka arritur të depërtojë në brendësi të tunelit ku ka zbuluar kanabis dhe një granatë dore.

I vendosur në një terren të fshehtë, në brendësi të pyllit, tuneli është i vështirë të gjendet, për shkak të shkurreve. Report TV u fut në brendësi të tunelit, ku era e kanabisit ndjehet që nga larg.

Sapo futesh në këtë tunel, dallohet boçet e kanabisit të shpërndara kudo, por edhe sasia e drogës që iu vu zjarri nga Policia. Report Tv zbuloi në brendësi të tunelit edhe një granatë dorë. Në kufijtë e një skandali, kjo granatë gjendet ende në tunel dhe nuk është zbuluar nga Policia.

Policia në njoftim e saj, nuk përmend fare faktin që janë gjendur armë luftarake dhe të arrestuarit po hetohen vetëm për prodhim dhe shitje narkotikës. Kjo granatë vijon të jetë ende në tunel dhe ne si gazetarë lajmëruam Policinë, për ta vënë në djieni.
Në tunel u gjendën 148 kg kanabis dhe 200 vimë në process tharje. Gjurmët e drogës që iu vu zjarri nga Policia janë ende të freskëta. Brenda tuneli ka kafe, sheqer apo filaxhenë, të cilët përdoreshin nga 10 punotorët që bënin tharjen e kanabisit. Me tela të vendosur nga të gjitha anët, bëhej varja e bimëve të kanabisit.

Free Traffic Exchange