Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Organizata e Kombeve të Bashkuara disburson një fond prej 110 milionë dollarësh për Shqipërinë, në një program 5 vjeçar, ndërsa për vitin 2017 fondi është 23 mln dollarë. Shifrën e bëri të ditur Brian Williams, Koordinator i OKB resident në Shqipëri.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Brian Williams tha se 6 janë donatorët kryesore, BE, Zvicra, Fondi Mjedisor Global, Suedia, qeveria shqiptare dhe Italia.
Brian Williams: Kemi një program 5 vjeçar, e gjitha familja e OKB që është nëgociuar me qeverinë shqiptarë 2017-2021 dhe kemi 110 mln dollarë apo 20 mln dollarë në vit. Nga kjo sasi 35% është siguruar aktualisht. Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme të larta kështu që nga perspektiva jonë nuk është një nga vendet më në nevojë. Ndaj jemi të prirur që të vendosim partneritet me qeverinë shqiptare dhe me partnerët që janë resident këtu. Për 2017 buxheti unë është rreth 23 mln dollarë, ndërkohë që 6 mbështetësit më të mëdhenj për këtë vit janë BE, Zvicra, Fondi Mjedisor Global, Suedia, qeveria shqiptare dhe Italia.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/brian-williams-fondi-i-okb-per-shqiperine-110-mln-dollare/