Report TV - "Skampa” Elbasan, nis festivali ​ ndërkombëtar i teatrove

2018-05-04 0

?Zgjimi?, Kështu titullohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrove që nisi në Elbasan mbrëmjen e së dielës.Regjisorë e aktorë nga Amerika, Kina,Kili, Zvicra, Italia e më gjerë janë pjesëmarrës të këtij festival.Drejtori i Festivalit, Adonis Filipi, ka folur për ruajtjen e traditës, deri në mbërritjen e edicionit të 19-të të këtij eventi ndërkombëtar.
?Dihet që ky festival nga viti në vit dallohet pikërisht për freskinë e tij falë profilit që ka ky festival, si një festival i formave të reja, si një festival që kërkon të bashkëudhëtojë me zhvillimet bashkëkohore të teatrit. Festivali nuk ka vetëm për synin të sjellë trupat teatrore dhe të vendos komunikimet me to, por ky festival ka treguar që nga themelimi deri më sot, ka treguar se është shumë i qartë në misionin e tij?-shprehet ai.

Drejtori i festivalit flet edhe për problemet që hasen dendur gjatë organizmit, siç është mungesa e publikut.

?Nuk ka kuptim teatri pa publikun. Nuk ka teatër pa spektatorë. Pra, ne kërkojmë të theksojmë anën komunikatave dhe interaktive të teatrit dhe nga ana tjetër vetëushqyerjen e teatrit përmes poezisë?-thotë Filipi.

Free Traffic Exchange