Report TV - 'Tahiri', bashkohen PD-LSI: Bojkot të gjithë komisioneve

2018-05-04 0

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë unifikuar qëndrimin e tyre, në lidhje me bojkotimin e komisioneve parlamentare. Në një dalje për media, Luan Rama tha se grupi parlamentar i LSI mbështet vendimin e PD për të bojkotuar mbledhjet e komisioneve.

Ashtu si Basha, edhe Rama përjashtoi ditën e nesërme, ku Komisioni i Shëndetësisë do të diskutojë mbi kancerin, në shenjë sensibilizimi për muajin tetor, që njihet si muaji i kancerit.
?Grupi parlamentar i LSI mbështet vendimin e PD për të bojkotuar të gjitha mbledhjet e komisioneve, me përjashtim të ditës së nesërme, ku do shqyrtohet një temë prekëse. Vasali do të marrë pjesë aty?, tha Luan Rama.

Po kështu, në një dalje për media pas mbledhjes së grupit të PD, Basha tha se: Për shkak të mbledhjes urgjente të Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar. Nesër ka vetëm një komision që është një dëgjesë për çështjen e kancerit. Kështu që në këtë çështje humanitare ne do të jemi të pranishëm në këtë komision. Natyrisht, beteja është jo vetëm kundër kancerit, por kundër kancerit më të madh të këtij vendi që është krimi i organizuar me lidhje politike.