Ora News - Kryemadhi për “Tahirin” - ‘Mazhoranca e ktheu Kushtetutën në mbështetëse të krimit’

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama po shantazhon drejtësinë, duke i dalë në mbrojtje krimit dhe trafikantëve. Kështu e cilësoi, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi fjalën e kreut të qeverisë, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Kryemadhi tha se PS e ktheu këshillin e mandateve në gjykatë politke.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, reagoi ashpër pas mbledhjes së grupit të PS-së, ku Rama shprehu hapur qëndrimin e tij dhe grupit parlamentar socialist për pafajësinë e Saimir Tahirit.
Kryemadhi: Shqiptarët prisnin më të paktin veprim që Kryeministri i tyre duhet të bënte, të lejonte drejtësinë të zbardhte të vërtetën. Ata panë sot Kryeministrin shqiptar që shdërrohej në një mburojë të krimit. Shqiptarët panë sot një Kryeministër që shantazhon hapur drejtësinë dhe kërcënon atë duke dashur ti lërë shqiptarët në duart e trafikantëve që po helmon brezin e ri dhe po dëmtojnë shpresën dhe të ardhmen e shqiptarëve. Edi Rama po lë shqiptarët në duart e kriminelëve, gjobëvënësve, të vrasësve me pagesë dhe profesionistë dhe po u hap trafikantëve autostrada të reja të trafikut të drogës, armëve dhe shumë trafiqeve të tjera të rrezikshme. Fjala e tij sot ishte një dëshmi publike jo e qëndrimit të një Kryeministri por e një pazari mes kriminelëve që ndajnë rolet dhe hesapet midis tyre. Fjala e tij sot ishte një dëshmi publike e strategjisë së tij për ta kthyer drejtësinë shqiptare në një zgjatim të kriminelëve dhe jo në një institucionnë luftë ballore kundër krimit dhe korrupsionit dhe një drejtësi që të jetë në shërbim të qytetarëve.
Në një dalje për mediat, Kryemadhi tha se drejtësia po përballet me pengesë të pashoq për të bërë punën e saj, ndërsa Ramës i kujtoi se është në shkelje të Kushtetutës dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kryemadhi-mazhoranca-e-ktheu-kushtetuten-ne-mbeshtetese-te-krimit/