Rama: Tahiri jashte PS derisa te provoje pafajesine

2018-05-04 0

Deri sa të provojë se është i pafajshëm Saimir Tahiri nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar socialist.

?Pas prindërve të tij vjen i pari një njeri që dëshiron të besojë pafajësinë e Saimirit, dhe ai jam unë. Saimir Tahiri do të jetë deri në fund të këtij procesi një njeri i lirë, deputet i lirë.?

Për herë të parë kryeministri foli publikisht për akuzat e Prokurorisë që e implikojnë atë në çështjen e trafikut të drogës si pjesë e dosjes Habilaj dhe këtë e bëri përpara të zgjedhurve socialist.

Kryeministri tha se është në pritje që të marrë një përgjigje për pafajësinë apo fajësinë e ministrit të tij dhe deri atëherë nuk do t?i dal në mbrojtje siç ka bërë për 4 vite që ishte ministër i Brendshëm dhe është vendosur në qendrën e sulmeve të opozitës dhe ish aleatëve në qeveri.

?Kushdo le të mendojë ç?të dojë. Jo e lëshoi Saimirin tonë, jo ia mblodhi Saje qorri këtij, jo fajin e ka Saliu se djali ka punuar me përkushtim. Nuk më intereson. Unë e dua Saimirin, por sot më shumë se Saimirin dua drejtësinë të më tregojë të vërtetën.?

Por kryeministri la të kuptohet se kërkesa e organit të akuzës për të marrë autorizim për arrestimin e Tahirit është pjesë e një plani politik për të rrezuar qeverinë.

?Që ca pjesë të llumit të kazanit, të dala në kazanin e medias, pasi janë zier me mijëra herë në ballëkazanin e politikës, të përdoren për të arrestuar një deputet me burg. Çfarë jemi sipas këtyre faturistëve të arrestit pa asnjë provë ne? Mos na dinë gjë për inspektorë pune, nga ata të cilëve fëmijët e skllavëruar që çmontonin municion në fabrikën e vdekjes e vdekjes në Gërdec ju dukeshin si kafshë hamallëku, apo ne na erdhi në shteg Saje qorri, juve jeni në shtegun e Vettingut, një rrugë e dy punë, rrëzojmë qeverinë, qeverinë e krimit, bëjmë çorap Vettingun... pyetje retorike janë këto.?

Pse ca jemi sipas këtyre faturistëve të arrestit pa asnjë provë. Apo në na erdhi në shteg saje qorri, ju jeni në shtegun e Vettingut një rrugë e dy punë rrëzojmë qeverinë e krimit dhe ju bëni çorape Vettingun me gjithë planin ogurzi të mbështetësve euroamerikane për të zbatuar atë reforme të mallkuar në drejtësi.

Si dëshmi për këtë Rama thotë se është nguti që kishte Prokuroria për të arrestuar deputetin socialist pa patur prova që të justifikonte kërkesën për arrest.

?Ku u gjet ky zell i panjohur, një Prokurori Krimesh të Rënda, që s?ka lëvizur gishtin qëkur ka lindur. Dua të vazhdoj më tej me një urim të sinqertë, që prokurorët e kësaj çështjeje shumë serioze dhe të rëndësishme ta mbledhin veten, të mbyllin komunikimet me nxitësit e asaj farse, të fokusohen tek çështja, dhe të bëjnë deri në fund punën e tyre.?

Në rastin Tahiri kryeministri gjen ngjashmëri me rastin e ish pasardhësit të tij në Partinë Socialiste, Fatos Nano.

?Kush e inskenoi me ngutin më të madh rikthimin sot pas 25 vjetësh, të asaj stafete barbarie, mes politikës që baltos dhe drejtësisë që burgos, ta harrojë se e kthen mbrapsht në ato zgafelle Shqipërinë e shekullit XXI.?

Kryeministri ...

Free Traffic Exchange