Report TV - Prokuroria kërcënon Ramën:Në Kroaci u dënua ish-kryeministri

2018-05-04 0

Prokuroria për Krime të Rënda ka reaguar pas deklaratave të forta të kryeministrit Rama për kërkesën e organit të akuzës për arrestimin e Saimir Tahirit. Prokuroria i cilëson deklarata politike dhe se nuk do ta intimidojnë, ndërsa akuzoi Ramën se mori rolin e gjykatës.
Gjithashtu prokuroria deklaron se ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta do të kontrollohet nga politika. Por prokuroria nuk ndalet me kaq, duke shkuar deri në kërcënime kur shprehet se kemi përvojë nga Kroacia dhe Rumania ku janë arrestuar dhe dënuar dy ish-kryeministria.

Përsa i përket cështjes së Tahirit, Prokuroria shprehet edhe njëherë e bindur për akuzat dhe kërkesën për arrestimin e tij.

Deklarata e Prokurorisë
Prokuroria për Krime të Rënda rithekson qëndrimin e saj se deklaratat politike nuk e kanë intimiduar dhe nuk mund ta intimidojnë aktivitetin e saj hetimor.

Prokuroria për Krime të Rënda e ka të qartë se, që në fillimet e këtij hetimi, do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se person nën hetim është ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i Parlamentit të Shqipërisë.

Por, kjo nuk e pengoi aspak që t?i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë me kërkesë për autorizimin për arrestimin e personit nën hetim.

Pasi, në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ekzistojnë kushtet dhe rrethanat ligjore, për të cilat është e nevojshme të merren masat që parashikon Kodi i Procedurës Penale për rastet e veprave të rënda, si ato të ?Trafikut të narkotikëve?, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe ?Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë....?.

Free Traffic Exchange