Ora News - Portali për infermierët, 800 infermierë iu nënshtruan provimit të shtetit

2018-05-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit 800 infermierë iu nënshtruan provimit të shtetit. Për ta do të ketë një mënyrë të re punësimi, është ajo që po projekton Ministria e Shëndetësisë përmes një portali. Kreu i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi kërkon që procesi të jetë sa më transparent dhe e sheh si alternativë më të mirë seleksionimi të punësuarve në nivel rajonal.
Sabri Skënderi: ?Ky portal duhet ti shërbejë sa më shumë rritjes së standartit, transparencës së punësimeve sipas rajoneve por edhe kombëtar. Problemet në punësimin e infermiereve në situatën që aktuale që jemi, i kemi kryesisht në rajone, në zonat e thella të rajoneve.?
Si motivim të vetëm që infermierët të pranojnë punësimin në vend të thella rurale dhe të mos shohin largimet në shtete të tjera, Skënderi sheh me prioritet rritjen e pagave pë këtë kategori.
Sabri Skënderi: ?Shpeshherë në këto zona kujdesi shëndetsor është i barabartë me kujdesin infermieror. Ashtu si mësuesit apo mjekët, edhe infermierët të stimulohen, të motivohen në pagë për ata që do të sakrifikojnë të ikin nga qendra e qytetit apo nga një qendër urbane të shkojnë në një zonë rurale për ti shërbyer atje popullsisë sepse edhe kjo është një domosdoshmëri. Kjo do të ndihmojë shumë.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/portali-per-infermieret-800-infermiere-iu-nenshtruan-provimit-te-shtetit/