“Shqipëria e para për kanabisin” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia lëshon alarmin per drogen qe mbërrin nga Shqipëria veçanërisht te kanabisit. Shqetësimin e ngre Drejtori i Antinarkotikëve e Sigurisë të Atikës Kostas Panajotopulos në një intervistë te dhëne për agjencinë greke të lajmeve ?AMNA?.



?Prodhuesi kryesor i kanabisit në natyrë në Evropë është Shqipëria, e cila është furnizuesi më i rëndësishëm i vendeve evropiane, qoftë drejtpërdrejt nga kufiri i saj verior ose nëpërmjet aksit greko-italian dhe detit Adriatik.?



Sipas zyrtarit te larte mënyrat dhe mjetet e përdorura për transportimin e kanabisit në Greqi janë autovetura, furgone, autobusë, jet ski, motoskafë si dhe kalimet e pambikëqyrura të kufirit. Por Shqiperia thote Panajotopulos nuk mbetet pas edhe per trafikimin e heroinës dhe grupet kriminale shqiptare kane rol te rendesishem ne shpërndarjen e saj ne disa vende te Europes.



?Heroina transferohet nga grupet kriminale shqiptare në drejtime të ndryshme, duke përfshirë Greqinë. Grupet kriminale shqiptare kanë qenë përgjegjës për organizimin e furnizimit, transportit, promovimit dhe madje edhe shitjes në vendet e Evropës Perëndimore, duke përdorur grupe kriminale vendase. Grupet kriminale shqiptare pasohen nga afganët dhe pakistanezët.?



Drejtori i luftës ndaj narkotikeve ne intervistën e tij ndalet edhe ne trafikimin e kokainës. Sipas tij kohet e fundit shqiptaret po përfshihen gjithnjë edhe me shume edhe ne tregtimin e kësaj lloj droge pasi Shqipëria konsiderohet si vendmagazinimi.



?Roli i Shqipërisë tani është një pikë qendrore për kokainën, e destinuar për tregun evropian. Ajo përdoret si vendi i magazinimit të kokainës, krahas rolit tradicional të saj në "aksin ballkanik", në aspektin e trafikut të heroinës.?



Panajotopulos nënvizon se bashkëpunimi midis grekëve dhe shqiptarëve është forcuar shumë në vitet e fundit ne funksion te trafikimit te kokainës.