Basha thirrje SHBA-së e BE-së: Ndalni Ramën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi ndaj deklarateve të Edi Ramës.

Edhe pse Tahiri u përjashtua nga të gjitha funksionet brenda PS-së që të hetohet si deputet i lirë për liderin e opozites është e pamjaftueshme.


Bash iu drejtua me një thirrje të hapur BE-së e SHBA-së dhe parntereve të tjerë që ndihmuan në hartimin dhe miratimin e refomës në drejtësi që ti bëjnë presion Ramës për të ndërprerë menjëherë fushatën e kërcënimeve ndaj drejtësisë.

Kreu i PD-së deklaron se fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri e shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë është një lojë e rrezikshme dhe thellon pandëshkueshmërine.

Sipas Bashes nëse qeveria do të lejohet të shantazhojë, kërcënojë dhe frikësojë drejtësinë, korrupsioni dhe krimi në shqipëri do të rritet më tej.