Report TV - Emigrantët, anija shqiptare shpëton 115 sirianë në Egje

2018-05-04 0

Ekuipazhi i anijes shqiptare ?Oriku? ka shpëtuar 115 emigrantë sirianë në detin Egje mesditën e sotme. Emigrantët ishin nisur drejt vendeve të Perëndimit për shkak të krizës dhe rrezikonin mbytjen, ndërsa janë shpëtuar nga anija shqiptare.
Mes 115 emigrantëve që janë shpëtuar, 45 janë fëmijë. Operacionin ministrja Olta Xhaçka e ka cilësuar si përgjigjen më e mirë për të gjithë ata që kërkojnë të përbaltin Forcat tona të Armatosura, referuar akuzave të opozitës.

?Djemtë tanë vazhdojnë të shpëtojnë jetë njerëzish në detin Egje, përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërkojnë të përbaltin Forcat tona të Armatosura.

Në dy operacione të njëpasnjëshme gjatë orëve të fundit, ekuipazhi i anijes ?Oriku? ka sinjalizuar dhe ka ndërhyrë për t?i ardhur në ndihmë 115 shtetasave sirianë, 45 prej të cilëve fëmijë.

Ekipet tona në misionet ndërkombëtare të kërkim ? shpëtimit janë aty për të na bërë krenarë, çdo ditë e më shumë? shkruan ministrja në Facebook.

Free Traffic Exchange