LSI mbledh në 13:00 grupin - Kryemadhi: Është koha që opozita të institucionalizojë veprimet

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaroi se ka ardhur koha që koha që opozita të institucionalizojë veprimet.
Në konferencën për mediat, Kryemadhi bojkotin e deputetëve të PD në Komisionin e Ligjeve e lidhi me mbledhjen urgjente të grupit të PD-së, ndërsa shtoi se LSI do të mbledhë në 13:00 mbledhjen e grupit.
Kryemadhi: Partia Demokratike aktualisht është në mbledhje grupi prandaj deputetët e PD-së nuk kanë qenë në mbledhje të Komisioneve sepse ka qenë një mbledhje urgjente. Ne në orën 1, si Lëvizje Socialiste për Integrim kemi mbledhjen e grupit për të vendosur përsa i përket vendimeve. Jam e bindur që në të dyja partitë politike, qoftë në Partinë Demokratike, qoftë edhe tek LSI-ja do të vendosin grupet parlamentare jo kryetarët e partive. Paraprakisht kemi rënë dakort por tani do ta instuticionalizojmë sepse ka ardhur koha që opozita të institucionalizojë çdo veprim të sajin.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kryemadhi-eshte-koha-qe-opozita-te-institucionalizoje-veprimet/