Plagosja e dy te rinjve në Shengjin

2018-05-04 3

Një ditë pas atentatit të ndodhur në qytetin e Shëngjinit, Policia e Lezhës dyshon se autorë të plagosjes me armë të Florian Dushkut e Samet Berçajt janë dy persona.

Burime të policisë lokale thanë se nga hetimet dhe nga deklarimet e dëshmitarëve okularë në vendin ka rezultuar se autorët kanë qëlluar nga një makinë e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pas ngjarjes blutë ngritën pika kontrolli në rrugët hyrëse e dalëse të Lezhës e Shëngjinit, me qëllim kapjen e të dyshuarve. Po kështu disa banesa janë kontrolluar me qëllim gjetjen e autorëve, apo provave që faktojnë autorësinë e tyre në këtë ngjarje.

Shkak për ngjarjen dyshohet se është vijimi i një konflikti mes Dushkut dhe autorëve që prej fushatës zgjedhore. Florian Dushku, i cili është një nga të plagosurit, në 26 Qershor u godit me qytën e pistoletës në kokë nga Samet Ndoka e Gentian Marku.

Dushku njihej si mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa Gentian Marku e Samet Ndoka, si mbështetës të Partisë Socialiste.

Tv Klan