Deklarata - PS “Jo” arrestimit të Tahirit, Rama: Prenë arrestin me fletë bakalli

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grupi Parlamentar Socialist do të votojë unanimisht kundër arrestimit të deputetit Saimir Tahiri në seancën e së mërkurës në Kuvend.
?Kërkesa e prokurorisë për arrestim është e papranueshme sepse është arbitrare dhe kërkesën për arrestim e refuzojmë unanimisht. Do ta ngrejmë dorën kundër arrestimit të mërkurën? deklaroi Rama në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar paraditen e sotme.
Ndërkohë Saimir Tahiri nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar socialist dhe as e forumeve socialiste deri kur drejtësia të japë vendimin për fajësinë apo pafajësinë e tij.
?Saimiri Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe deputet i lirë, për të bërë betejën e tij të lirë jashtë forumit të partisë dhe jashtë grupit parlamentar të PS-së?.
Rama sulmon prokurorine
Rama sulmoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke deklaruar se prenë fletë arrestin me fletë bakalli, madje aludoi dhe se po politikisht nga opozita
Edi Rama: ?Si mund të bëjë vaki sot ku Shqipëria ka dalë nga tranzicioni me statusin kandidat për në BE dhe pret të çelë negociatat për anëtarsim në BE që ça muhabete të lllumit të kazanit të krimit të dala në kazanin e medias pasi janë zier me mijëra herë në ball-kazanin e politikës të përdoren për të arrestuar një deputet me burg pa e marrë në pyetje?! Lëre pastajt hetime të thelluara dhe prova të faktuara që as bëhet fjalë.
Ku u gjet ky zell i panjohur i një Prokurorie Krimesh të Rënda që nuk ka lëvizur gishtin që kur ka lindur jo për ndonjë nga mijëra akuzat e ngritura sheshit nga njerëz publikë, jo përgjime nga llumi i krimit por as për ca fakte dhe prova që dihen dhe shihen ashiqare si të dyshimta dhe shumë të dyshimta madje në pasqyrën e viteve të jetës së kësaj prokurorie, kurrë, as edhe njëherë.
Jo se thanë e çfarë nuk thanë, por as se i sakatuan, as se i dogjën, as se i vranë, jo jo jo hiç, kurrë një gisht nuk e lëvizi kjo prokuri me një emër kaq të madh dhe një bilanc memec në kaq vite.
Po pse ku jemi ne, në cilën epokë të gurit apo drurit që u gjetka kurajoja për të sfiduar Kushtetutën, ligjin, parlamentin e shtetit shqiptar për ti prerë faturën e burgut një deputeti me katër fletë bakalli, që do ofendonte çdo bakall, do ta ofendonte dhe blerësin më hutaq duke i dhënë një faturë ku llogaria mbaron me etj.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-mbledh-grupin-e-ps-do-bej-publik-qendrimin-per-tahirin/

Free Traffic Exchange