Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 18:30 mu në qendër të Shëngjinit, ku dy persona, të identifikuar si Florjan Dushku 28 vjeç dhe një 19 vjeçar me inicialet S.B, banues në Shëngjin, kanë mbetur të plagosur.
Dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri dy personat të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.
Militani i LSI që u plagos edhe ditën e zgjedhjeve
Florjan Dushku i plagosur ditën e sotme, ka qenë i përshirë edhe në një incident ditën e zgjedhjeve më 25 qershor, ku mbeti sërishi plagosur. Për ngjarjen policia shpalli në kërkim tre persona: Samuel Ndokën, Damian Ndokën dhe Gentian Markun.
Në ndihmë të Policisë së Lezhë kanë shkuar edhe dy grupe te FNSh-së (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë) për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.