Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme mu në qendër të Shëngjinit, ku sipas informacioneve të para, mësohet se dy persona, të identifikuar si Florjan Dushku 28 vjeç dhe një 19 vjeçar me inicialet S.B, kanë mbetur të plagosur.
Dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Florjan Dushku, simpatizant i LSI-së mësohet se ka qenë plagosur në zgjedhjet e 25 qershorit ku është përplasur me disa persona, dhe këta të fundit e kanë goditur me qytën e pistoletës.
Sipas policisë, nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri dy personat të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.
Në ndihmë të Policisë së Lezh kanë shkuar edhe dy grupe te FNSh-së (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë) për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.