Ora News – Plumba nga makina në Shëngjin, Florian Dushku shpëton për herë të dytë

2018-05-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një nga personat e plagosur në Shëngjin pasditen e sotme është Florian Dushku, 28 vjeçari, eksponent i LSI-së, i cili u përfshi në një incident po ditën e zgjedhjeve në Shëngjin.
Me 25 qershor ai mbeti i plagosur jashte QV ne Shengjin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në qendër të Shëngjinit, ku persona të pa njohur kanë qëlluar me armë nga makina në drejtim të dy personave.
?Me datë 22.10.2017, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të qytetit, , nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç ,banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar? informon policia e shtetit
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut. Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-shengjin-nje-person-i-plagosur/