Reprot TV - Zgjedhjet në Kosovë, zëdhënësi i KQZ: Më pak votues se në 2013

2018-05-04 0

Sipas zëdhënësit të KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi, numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale të mbajtura ditën e sotme ka pasur një rënie në krahasim me zgjedhjet e mbajtura në vitin 2013.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Elezi tha se janë rreth 20 mijë votues më pak. Sipas Elezit procesi ka qenë i rregullt deri më tani, ku sipas të dhënave të fundit kanë marrë pjesë 29% votues.
?Procesi deri tani ka shkuar mirë. Të dhënat e orës 15:00 treguan se deri në atë kohë pjesmarrja ka qenë 29% . Në krahasim me votimet ë vitit 2013 këtë herë ka më pak pjesëmarrje 20 mijë votues më pak. Në orën 19:00 mbyllet procesi i votimit dhe më pas do të bëhet numërimi i votave?, tha Elezi.

Pjesë nga intervista telefonike:

Si ka shkuar procesi i zgjedhjeve deri më tani?

Sipas vlerësimit deri tani dita e zgjedhje ka shkuar mirë pa ndonjë problem. Çështja është e përcaktuar nëse do kemi qytetarë që kanë shkuar për të votuar në orën 19 kur është planifikuar mbyllja e votimeve, në këto raste do i merren mjetet e identifikim të tyre do mbyllen qendrat e votimit dhe më pas do të votojnë këta persona.

Free Traffic Exchange