Report TV - Zbulohet tuneli me 146 kg drogë në Krujë,7 persona të arrestuar

2018-05-04 0

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu, ka dalë në një deklaratë për media, ku ka zbardhur operacionin policor ?Muzgu?. Në kuadër të këtij operacioni, policia ka zbuluar tunelin me 146 kg drogë, si dhe 220 bimë të dyshuara kanabis, të futura në thasë.

Policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit, në aksionin e përbashkët, kanë identifikuar dhe arrestuar 7 persona, si dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 10 persona të tjerë, të dyshuar si autorët e kultivimit të lëndës narkotike. Gjithashtu, janë sekuestruar dhe 25 aparate të ndryshme.

Deklarata e plotë e Veliut:
?Në datë 21 Tetor 2017, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në ?Pyllin e Zenelajve?, ndërmjet Fushë Prezës edhe Valiasit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, tuneleve dhe ambienteve të tjera kanë konstatuar vende të përshtatuara për kultivim, të shpërndarë në formë të çrregullt ku u konstatuan në total 220 bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 146 Kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Canabis Sattiva,e futur në thasë, e cila gjendej në thellësinë e një tuneli.

Në kuadër të operacionit ?Muzgu?, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi vlerësimin e situatës dhe marrjen e masave të menjëhershme është bërë i mundur identifikimi, gjetja, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 7 shtetasve dhe procedohen në gjendje të lirë për 10 shtetas të tjerë si më poshtë: