Report TV - Rama: Çdo polic në testin e FBI çmim për kokën e të kërkuarve

2018-05-04 0

Kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i ashpër me opozitën duke i cilësuar si të papranueshme akuzat dhe baltën që po hidhet mbi Policinë e Shtetit. "Nuk është hera e parë që unë vij këtu te ju, kur furtuna në kazanin e politikës dhe medieve ngrihet mbi kokat e punonjësve të policisë".
Rama pranoi se brenda radhëve të policisë ka individë që janë të lidhur me krimin dhe të korruptuar, por paralajmëroi se përveç Vettingut që kalojë në sitë pasuritë, në fillim të muajit nëntor në Shqipëri do të vijnë agjentët e FBI dhe cdo punonjës policie dhe drejtues do të bëjë testin e poligrafit.

?Për pak ditë vjen këtu një ndër agjentët më prestigjioz të FBI pikërisht për këtë, për të mbështetur policinë në luftën kundër krimit. Dhe nuk mbaron me kaq, mbërrin edhe një agjent tjetër me kuota besueshmërie maksimale për të mbështetur policinë nga Gjermania. Po diskutojmë me një kompani që drejtohet nga ish-agjentë të FBI, që do të vijnë këtu.

Do të flasim dhe do të shikojmë, këtu do të jemi. Do të sjellin një eksperiencë që ne nuk e kemi. Do të sjellin edhe instrumentet e tyre për Vettingun në polici. Nuk do të ketë drejtues policie që nuk do të kalojë testin e FBI, ka edhe një instrument për sinqeritetin, ju e dini, poligrafin, do të jenë këtu të gjitha? deklaroi Rama.

Gjithashtu kryeministri paralajmëroi se qeveria do të vendosë një çmim për kokën e cdo personi që ndodhet në kërkim, në mënyrë që të vendoset sa më shpejt para drejtësisë.

?Çdo drejtues dhe cdo punonjës policie që nuk është përzier me krimin të mbajë kokën lart. Luftë cdo ditë dhe cdo natë në territor për të vazhduar fazën e dytë që kemi nisur për të vazhduar kapjen dhe çuarjen deri te dera e gjykatës të atyre që janë në kërkim me cdo çmim. Do i propozoj qeverisë që të vendosë çmim për kokën e cdo të kërkuari, kush e denoncon dhe mundëson kapjen e tij do të paguhet? deklaroi ai.

Free Traffic Exchange