Gjykata rrezon Prokurorine per anëtarin e grupit te Habilajve

2018-05-04 2

Njëzet (20) ditë burg vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj Nezar Seitit, një nga personat e arrestuar nga policia e Vlorës, i cilësuar nga prokuroria si pjesëtar i grupit të trafikut të drogës të Habilajve. Prokuroria kërkoi masës e sigurisë burg pa afat, por kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata. Avokati Detar Hysi tha se kërkesa e prokurorisë ishte e pabazuar në ligj, duke cilësuar të gabuar edhe vendimin e Gjykatës.

?Gjykata vendosi 20 ditë burg për Nezar Seitin. Një vendim i gabuar i marrë mbi disa akte proceduriale të marra jo në rrugën e duhur ligjore?.

Seitaj është gjithashtu i kërkuar për t?u ekstraduar në Itali nga Prokuroria e Katanias, që e rendit si pjesë të grupit të trafikut të narkotikëve, të drejtuar nga Moisi Habilaj. Ky grup u godit dy javë më parë në Katania, ku u arrestua edhe Moisi Habilaj e dy shqiptarë të tjerë si dhe katër italianë. Në këtë operacion u bllokuan edhe 3.5 tonë kanabis, ndërsa Seiti, cilësohet me një rol të rëndësishëm në grup.

Për të akuzuarin tjetër, Armand Koçerrin, gjykata pranoi kërkesën e organit të akuzës, për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg. Ai u arrestua në Babicë të Vlorës, pasi në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi 4 ton lëndë narkotike që sipas prokurorisë i përkiste Moisi e Florian Habilaj. Këta të fundit janë cilësuar edhe si koka e grupit të trafikut të dogës nga Shqipëria drejt Siçilisë.

Tv Klan