Zbulohet një tjetër rast, i cili, sipas organeve shtetërore, duhet të jetë abuzimi i madh i radhës me pronat në bregdet. Fjala është për një pronë prej 70 hektarësh në territorin e Sarandës, në Berdenesh, një zonë jashtëzakonisht e favorshme për turizmin dhe ku tashmë janë ndërtuar edhe objekte të këtij karakteri, por Task Force për problemet e pronave pranë Kryeministrisë mendon se njohja e pronësisë dhe regjistrimi i saj është kryer me shkelje të rënda ligjore.
Prona
Toka ?në shënjestër? ka qenë e kategorisë kullotë, ndodhet në brigjet e detit Jon, pak më poshtë se Kanali i Çukës, duke shkuar nga Saranda drejt Ksamilit, por jo nga ana e rrugës nacionale. Më datë 14.06.2006 Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë ka marrë një vendim, konfirmuar mëpas edhe nga AKKP Tiranë më 12.09.2007, sipas të cilit ?U kthehet trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar Ilmi Dizdari, sipas dëshmisë së trashëgimisë 571 datë 7.11.1996, sipërfaqja prej 69.505 ha, tokë kullotë e ndodhur në Berdenesh, Sarandë, e kufizuar nga Lindja dhe Veriu me pjesën e kullotjes së Teqesë së Zallit; Jugu dhe Perëndimi ? Deti?.
Procedura
Ka qenë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, institucioni i parë shtetëror, që ka hapur procesin e njohjes së pronësisë së familjes Dizdari mbi këtë tokë në bregdet. Me vendimin nr.112, datë 23.1.1997, në prag të rrëmujës së ?vitit të mbrapshtë?, ajo ka pranuar kërkesën dhe vërtetimin e faktit juridik të ish-pronësisë së Ilmi Dizdarit mbi një sipërfaqe prej 700 stremësh, në bazë të provës ? notë e transkriptimit me nr.85 i përgjithshëm dhe nr.94 i transkriptimit, të lëshuar nga hipoteka Delvinë më datë 12.10.1938.
Më pas, Komisioni zonal i Pronave në Vlorë e konsideron edhe një herë të rregullt fotokopjen e transkriptimit të para-Luftës, të cilën noteri Arjan Haxhi, më datë 7.3.1996, e kishte deklaruar si të njejtë me origjinalin