Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit në Fier është zhvilluar një marshim sensibilizues, me pjesmarrjen e grave, vajzave si dhe deputeteve të këtij qarku. Ato shpërndanë mesazhin se beteja me këtë patologji mund të fitohet nëse ekzaminohet në kohë.
Beteja me kancerin e gjirit mund te fitohet nëse sëmundja ekzaminohet në kohë. Ishte ky mesazhi që është përcjellë në marshimin sensibilizues i zhvilluar të dielën në qytetin e Fierit për të ndërgjegjësuar gratë dhe vajzat në luftën kundër kancerit të gjirit.
Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik në Fier Nevila Doka apeloi gratë dhe vajzat që t`i kushtojnë rëndësi kësaj semundje e cila mund të jetë vdekjeprurëse nëse nuk konstatohet në kohë.
Nevila Doka: T?i kushtoni vëmendje kësaj sëmundje sepse realisht nga dita në ditë kjo po merr jetë. Realisht shumë gra e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Dhe humbja e kësaj beteje vjen nga neglizhimi, nga ankthi dhe frika që të ndjell kjo sëmundje. Ne nuk duhet të kemi frikë, duhet të jemi të forta sepse nqs ne arrijmë të ekzaminojmë hershëm këtë sëmundje, ne shpëtojmë jetë.
Marshimit sensibilizues iu bashkuan edhe deputetet e Qarkut Fier, Kryetarja e Bashkisë Patos si dhe drejtuese të institucioneve të ndryshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/shendetesi/fier-marshim-per-ndergjegjesimin-kunder-kancerit-te-gjirit/