Ora News - “Dosja Habilaj”, “arrest me burg” ndaj dy të arrestuarve

2018-05-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ?arrest me burg? për shtetasin Armando Koçeri, ndërsa është caktuar masa e sigurisë ?arrest me burg? për 20 ditë ndaj shtetasit Nezar Seiti, të akuzuar nga organet e prokurorisë si të përfshirë në grupin kriminal të vëllezërve Habilaj.
Koçeri u arrestua nga policia, pasi në banesën e tij në Babicë të Vlorës u sekuestruar një sasi prej 4.5 ton drogë kanabis, e cila dyshohej se do të trafikohej në Itali nëpërmjet detit.
Përveç arrestimeve nga autoritetet italiane ku është prangosur edhe Moisi Habilaj, njeriu kryesor i grupit, autoritetet shqiptare kanë arrestuar edhe Armando Koçerin si dhe Nezar Seitin, gjithashtu të afërm të Habilajve.
Seiti është në list e të kërkuarve nga autoritetet italiane.
Fshati Babicë ndodhet shumë pranë bregut të detit në Vlorë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/dosja-habilaj-nis-seanca-per-masen-e-sigurise-ndaj-dy-te-arrestuarve/