Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, ka rënë qetësia pas furtunës që shkaktoi shkarkimi i të gjithë zinxhirit drejtues.
Efektivët e policisë vijojnë të kryejnë misionin për të garantuar rendin e qetësinë në qytet, ndërsa po bëhen gati të presin drejtorin e ri të komanduar, Altin Qato, i cili do të qëndrojë në krye të drejtorisë vendore deri në ristrukturimin e plotë.
Qytetarët Elbasan mirëpresin angazhimin e drejtuesit të lartë të policisë që Ai të rikthejë qetësinë e cenuar kohët e fundit
Qytetar: Duhet të rikthehet qetësia këtu në Elbasan. Droga mënjanë, prostitucioni në anën tjetër.
Lufta ndaj fenomeneve shqetësuese është kërkesë e qytetarëve për Policinë.
Qytetar: As nuk kemi pritur gjë dhe as nuk do të presim.
Por duke vlerësuar Elbasanin si qytet të sigurt, pavarësisht rasteve specifike ka edhe prej atyre qytetarëve se prania e shtuar e policisë krijon situatë tensioni
Qytetare: Elbasanit janë shumë qytetarë, shumë mikpritës. Besoj do të ketë ndryshime. Situata e qytetit në pamje të parë është e qetë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/pas-furtunes-ne-drejtesine-e-policise-se-elbasanit/