Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Qarkun e Gjirokastrës aksionit intensiv të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka mundur t`i shpëtojë vetëm një thertore, ajo në Mashkullor.
AKU ka mbyllur dhe gjobitur gjatë kësaj jave 4 pika therje të cilat rezultuan jashtë standardeve.
Brahimi: Nga 5 subjekte të licencuara në Qarkun e Gjirokastrës, 4 njësi janë mbyllur dhe janë gjobitur nga AKU.
Por sipas Drejtorit të Autoritetit Kombetar të Ushqimit në Gjirokastër, Beso Brahimi, mbyllja e thertoreve ka sjell një tjetër problem. Në mungesë të tyre, bagëtitë po theren në vende të paautorizuara nga AKU.
Brahimi: Po shohim që shumë subjekte siç janë dyqanet e mishit po tregtojnë mish të therur në vende të pamiratuara.
Shqetësuese situata mbetet edhe në zonat rurale, ku tregëtimi i mishit është jashtë kontrolleve veterinare. Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës operojnë 34 subjekte të tregëtimit të mishit, të cilat po i nënshtrohen kontrolleve të hollësishme nga AKU me synim garantimin e cilësisë së shërbimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/gjirokaster-aksionit-te-aku-i-shpeton-vetem-nje-thertore/