Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një takim me punonjës policie për t?i inkurajuar që të vazhdojnë goditjen e elementëve kriminalë, kryeministri Edi Rama për shumë se 40 minuta ceku një sërë çështjesh të rëndësishme.
Kryeministri i konsideroi akuza kazani politiko-mediatik sulmet ndaj policisë, ndërsa pranoi se situata nga kanabisi ishte më e rënda vitin e kaluar. Rama tha se është dyfishuar numri i grupeve kriminale të shkatërruara krahasuar me vitin 2013, ndërsa paralajmëroi se të gjithë punonjësit e policisë që kanë pasuri të pajustifikuara nga paga e tyre nuk do të shpëtojnë.
Rama u ndal gjithashtu tek ngjarja e Elbasanit, ku elementë kriminalë goditën makinën e zv/drejtorit të policisë, duke akuzuar për këtë prokurorinë, pasi siç theksoi ai, ?nëse do të kishte prokurorë nuk do të kishte ndodhur ajo ngjarje?.
Kryeministri tha se do të merrte një vendim qeveria që të paguhej çdo kush që jepte informacion për kapjen e personave të kërkuar në të gjithë territorin e vendit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-sulmi-ndaj-policise-nga-kazani-politiko-mediatik/