Report TV - Pastrimi i kanaleve kulluese në Lezhë investim i dobishëm nga përmbytjet

2018-05-04 3

Në harkun kohor të një viti në territorin e Bashkisë se Lezhë jane pastruar 86 km kanale kulluese të dyta dhe të treta.
Puna më e madhe është përqëndruar në zonat më problematike si në Zadrime, fushën e Torovicws si dhe në zonwn e bregut të Mates.

Ky fakt bëhet i ditur nga Drejtori i Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural në Bashkisë Lezhë Gjovalin Gjeloshi sipas të cilit deri më tani është bërë një punw e mirw në këtë drejtim, por nevojat janë shumë herë më të mëdha.


Gjovalin Gjeloshi shprehet se puna që po bëhet për kullimin e tokave bujqesore është investimi më i dobishem që shpëton njëherë e mirë nga përmbytjet zonat e Lezhës.