Report TV - Taulant Balla: Politika jonë duhet të reflektojë më shumë dashuri

2018-05-04 1

ryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i shoqëruar nga deputetë të PS dhe zyrtarë vendorë ka marrë pjesë në kremtimin e 25 vjetorit të kishës katolike Shën Piu X, në Elbasan.
Me moton "Politika jonë është dashuria", përfaqësues të kësaj kishe kujtuan kohën kur besimi katolik u rikthye në Elbasan pas viteve të gjata të diktaturës. Nisur nga kjo moto domethënëse, Balla tha se edhe politika jonë e përditshme duhet të reflektojë më shumë dashuri dhe respekt ndaj njerëzve të thjeshtë dhe ndaj njëri-tjetrit.

"Politika është ajo fjalë atje, që shenjti Orion thotë: "Politika jonë është dashuria". Në fakt edhe politika që ne bëjmë ka nevojë për më shumë dashuri e ka nevojë për më shumë respekt për njerëzit e thjeshtë, sepse gjithë besimi i njerëzve ka të bëjë me nevojën që ne duhet të falim më shumë dashuri edhe me njëri-tjetrin, edhe me ata që për arsye të programit janë në krahun e kundërt tonin, për hir të Shqipërisë tonë, për hir të integrimit europian e për hir të respektit ndaj njerëzve, ne duhe