Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 2008 ajo do të kishte kontaktin e parë me publikun shqiptar, në pjesmarrjen e saj në ?Albania Got Talent?.
Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi erdhi me një rrëfim për karrierën e saj artistike në emisionin ?Mos i fol shoferit? të Rudina Dembacaj.
Fifi tregon se iu desh të bënte kompromis me veten për tu bërë me komerciale në mënyrë që të prekë famën. Dhe kënga ?Big Booty?, thotë ajo, ishte në një lloj mënyrë një ?bekim? që i hapi shumë dyer.
Fifi: Tek ?Big Booty? kam dalë stil ndryshe, nuk ka dalë me ju tregu njerëzve që di të këndoj. Deri tek kënga me Çiljetën ai ka qenë qëllimi im, të më dëgjojnë njerëzit të këndoj se mendoja që kur të më dëgjojnë njerëzit mua duke kënduar do rrënqethen. Hamamin tem.Ndodhi kënga ?Big Booty?, Çiljeta më ka lut: Aman hyr në rep, të lutem hyj në rep. Ti ke me u bo Nicki Minaj shqiptare. Hahaha qeshja unë. Ku kam shanse me u bo si Nicki Minaj i thoja. Po ti je, më thoshte.Edhe më bindi më në fund me u fut tek kënga me bo rep. Ke ra në prush, ke ra në prush?Edhe e bona senin edhe dul nice.U prit shumë mirë. Pas asaj doli që më mori edhe Bledi në menaxhim. Para ?Big Booty? unë hyra në Cavaliero me punu.Në një farë mënyrë u çelën disa rrugë.
E ngacmuar nga Dembacaj nëse ka bërë sherr me Çiljetën pas bashkëpunimit, Fifi u përgjigj:
Fifi: Jo, pse duhet më bo sherr.Njerëzit mendojnë se bëj probleme, përlahem me njerëz, në fakt njerëzit përlahen me mu.Ata kanë probleme me mua.\
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/showbiz/nicki-minaj-shqiptare-fifi-tregon-si-e-bindi-ciljeta-ti-futet-repit/