Këshilli i Mandateve, dy raporte për Tahirin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maxhoranca ka vendosur kundër arrestimit te ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri. Pas nje mbledhje qe zgjati rreth 8 ore, 5 anëtaret e Partisë Socialiste ne Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit kane refuzuar kërkesën e Prokurorisë per arrestimin e deputetit Tahiri, duke pranuar vetëm kërkesën per kontrollin e shtëpisë se tij. Ndërkohe qe 5 anëtaret e PD e LSI ne Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit miratuan kërkesën e Prokurorisë per arrestimin dhe kontrollin e banesës se Saimir Tahirit.Dy raportet e hartuara nga maxhoranca dhe opozita, do t?i paraqiten te mërkurën seancës per votim. Votimi per heqjen e imunitetit është i hapur e kërkon 71 vota dhe maxhoranca nuk do ta kete problem te rrezoje kërkesën e Prokurorisë per arrestimin e ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri.