TIRANE - Ka përfunduar mbledhja maratonë e Këshillit të Mandateve mbi imunitetin e deputetit Saimir Tahiri, ku është vendosur që të çohen në Kuvend dy raporte. Opozita mbështet kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri, ndësa socialistët kërkojnë hetim të plotë, por edhe kontroll banese dhe kontroll personal, pa asnjë kufizim nga imuniteti, por jo arrestim.
Nasip Naço i LSI: Në Kuvend do të shkojnë dy raporte, nga PS dhe nga PD. Opozita mbështet kërkesën e Prokurorisë. Fjalën e fundit do ta thotë Kuvendi
Enkelejd Alibeaj i PD: PS votuan kundër dhënies së autorizimit për arrest, ata janë kapur nga krimi e mafia
Gent Strazimiri i PD: Nuk është korrekte që të ndahet kërkesa e Prokurorisë. Lgjërisht thuhet që nuk është ky Saimiri që kërkohet nga Guardia di Finanza.
Ulsi Manja i PS: Ishte e natyrshme që do kishim dy qëndrime, sepse ne si shumicë jemi të shqetësuar për të vërtetën, dhe këtë e kërkojmë te organet e drejtësisë, ndërsa opozita nuk ka hallin e drejtësisë, por hallin e pushtetit. Ndaj dhe do kishim dy qëndrime. Lidhur me kërkesën e Prokurorisë, ne e pranuam për dhënien e autorizimit për kontrollin e banesës dhe atë personal. Prokuroria është e lirë të vijojë me dinamikën e veprimit në funksion të çështjes, ndërsa lidhur me kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit, ne çmojmë se kërkesa e prokurorisë nuk mbështetje në prova.