Report TV - Basha: Tahiri, Rama e Xhafaj ushtruan dhunë ndaj prokurorëve

2018-05-04 0

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat e forta ndaj Ramës dhe Tahirit, pas akuzave për arrestimin e këtij të fundit. Basha tha se Rama dhe Tahiri do të vihen para drejtësisë, duke shtuar se për këtë ka dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas kreut të PD, ishin pikërisht këta të fundit që nxorën zbuluar Tahirin, ndaj dhe ndihmojnë për ta çuar atë para drejtësisë. Basha i referohej për këtë përgjimeve të publikuara pak ditë më parë nga drejtësia italiane, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Tahiri si i përfshirë në trafikun e drogës.
?Ata kanë ndarë bashkë paratë e krimit dhe pushtetin e fituar me paratë e krimit. Prandaj Rama do ta mbrojë Tahirin deri në fund. Ruci, Xhafaj, dhe institucionet e shtetit janë kthyer në mbështetje të krimit ,do tentojnë të trembin prokurorinë dhe këdo që synon të nxjerrë para drejtësisë Tahirin.