Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj tha gjatë një deklarate për mediat se, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka nisur një operacion masiv në gjashtë qarqet më problematike të vendit për shkak të krimit të organizuar.
Ai tha se operacionet vijojnë në Fier, Vlorë, Dibër, Lezhë, Shkodër dhe Durrës për kapjen e personave që ushtrojnë aktivitete kriminale. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona për armëmbajtje pa leje, trafikim të lëndëve narkotike dhe një rast i shpallur në kërkim ndërkombëtar.