Report TV - Përfundon takimi,Rama një orë në zyrën e Xhafajt

2018-05-04 0

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Rama dhe ministrit Fatmir Xhafaj, të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe nuk dihet çfarë është diskutuar.

Takimet mes kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, pasi vetëm një ditë më parë ministri Xhafaj ka zhvilluar një tjetër takim për më shumë se një orë në ambientet e kryeministrisë me Ramën. Këto takime vijnë në një kohë kur Këshilli i Mandateve diskuton heqjen e imunitetit tyë ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Gjithashtu dje nga ana e ministrit është njoftuar edhe një tjetër zhvillim i rëndësishëm. Në vendin tonë pritet të mbërrijnë ekspertë të FBI-së të cilët do të vendosen në Ministrinë e Brendshme për të asistuar autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar.

Free Traffic Exchange