http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Bashkisë se Tiranës vlerëson reformën administrative si nje proces shume te rëndësishme per zhvillimin edhe te zonave rurale. Nga Varshava, ku mori pjese ne forumin e Autoriteteve Metropolitane Erjon Veliaj prezantoi arritjet e Bashkisë se Tiranës, fale edhe kësaj reforme. ?Kuptuam se në një vend të vogël me 3 milionë banorë nuk mund të kishim 400 komuna e bashki. Ishte jo efiçente, për të ndërtuar një rrugë nga mbledhja e taksave në një komunë të vogël duheshin 15 apo 16 vjet. Ndaj, vendosëm ta rikonceptonim zonën metropolitane në bashki më të mëdha, ku kryebashkiaku i zgjedhur, si në rastin tim, zgjedh administratorët që administrojnë zona të vogla, të cilët ofrojnë shërbime, por kanë një rol edhe në marrjen e vendimeve?, tha Veliaj. Nje nga sfidat e Tiranës sipas Veliajt, është shtimi i popullsisë dhe nevoja per te ofruar shërbime sociale. Sipas tij kryeqyteti ze 35% të popullsisë shqiptare dhe gjeneron mbi 45% të PBB te vendit. ?Mendoj se ka një trend pozitiv; rrugët rurale të periferisë apo zonat periurbane, të cilave nuk iu kushtohej aspak vëmendje, po përfitojnë përmes planifikimit të një skeme të madhe. Pra, mund të përcaktojmë politika më të mira bujqësore, sistemi ynë i edukimit është më shumë i barabartë, kemi disa përmirësime në të gjithë territorin. Mendoj se çështjet e transportit, të shërbimeve sociale, çështjet e strehimit social që kanë marrë një shtrirje të gjerë, padyshim ishin një mënyrë për t?iu përgjigjur kësaj zhvendosje demografike, e cila nuk përballohet ndryshe?. Gjatë forumit, Erion Veliaj u takua edhe me drejtues te pushteteve lokale te qyteteve kryesore te Europes.