Muzika e Dhomës, Orkestra “Aleksandër Moisiu” merr çmimin e parë

2018-05-04 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Elbasan u mbyll me sukses edicioni i dytë i takimit kombëtar të Orkestrave të Harqeve, ku çmimi i parë shkoi për grupin përfaqësues të qytetit të Durrësit. Organizatorët e cilësuan festivalin një sukses dhe theksuan angazhimin për ta kthyer në traditë.
Orkestra e Harqeve ?Aleksandër Moisiu? përfaqësuese e qytetit të Durrësit u nderua me çmimin e parë të takimit kombëtar të muzikës së dhomës mbajtur në Elbasan.
Elbasani mori çmimin e dytë ndërsa solistët Martin Kushi e Igert Zeqiri u vlerësuan për nivel të lartë artistic.
Drejtori i festivali Blerim Narazani e vlerësoi festivalin një sukses.
Ndërsa drejtuesit e Qendrës Kulturore Skampa u angazhuan për ta kthyer takimin kombëtar të orkestrave të harqeve në traditë.
Për tre netë me radhë, teatri Skampa jehoi nga tingujt e muzikës së dhomës, ndërsa tashmë po përgatitet për Festivalin Kombëtar të Teatrit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/kultura/muzika-e-dhomes-orkestra-aleksander-moisiu-merr-cmimin-e-pare/

Free Traffic Exchange