Spanja vendos për Katalonjën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria spanjolle pritet të mbajë një mbledhje për të vënë në zbatim për herë të parë nenin 155 të Kushtetutës, në mënyrë që të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të rajonit gjysmë autonom të Katalonjës. Neni 155 i kushtetutës spanjolle sqaron se ?nëse rajoni vepron në një mënyrë që kërcënon seriozisht interesin e përgjithshëm të Spanjës, Madrid mund të marrë masat e nevojshme për ta detyruar me forcë të përmbushë sanksionet?. Tashmë pritet që qeveria spanjolle të vendosë shpërbërjen e qeverisë së Katalonjës dhe mbajtjen e zgjedhjeve në janar, si dhe marrjen nën kontroll të forcës policore prej 16000 trupash të rajonit. Ky takim vjen 3 javë pas shpalljes së pavarësisë nga udhëheqësi katalanas Carles Piuxhmont, vendim të cilin Gjykata Supreme Spanjolle e quajti të paligjshëm. Udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont argumenton se rezultati i referendumit i dha atij një mandat për të marrë pavarësinë. Por qeveria e Spanjës nuk është dakord dhe po përgatitet të marrë sërish pushtetin. Katalonja aktualisht gëzon autonomi të konsiderueshme nga Spanja, duke përfshirë kontrollin mbi policinë, arsimin dhe kujdesin shëndetësor. Në referendumin e 1 tetorit, 43 përqind e katalanasve kërkuan shkëputjen nga Spanja. Pas referendumit Puigdemont dhe liderë të tjerë rajonalë nënshkruan një deklaratë të pavarësisë, por menjëherë e pezulluan atë për të lejuar bisedimet. Madridi refuzoi kategorikisht mundësinë për negociata. Ndërkohë partia e ekstremit të majtë ka sugjeruar se do të bojkotojë çdo zgjedhje të imponuar në rajon. Edhe forca të tjera pro pavarësisë mund të bëjnë të njëjtën gjë. Mijëra njerëz pritet të dalin në protesta masive, kundër çdo vendimi apo forme të sundimit të drejtpërdrejtë nga Madridi.

Free Traffic Exchange