http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria pritet ti japë një mbështetje sektorit të peshkimit në vend, duke e përjashtuar atë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Bëhet fjalë për mjetet dhe anijet që përdorën për këtë qëllim, nisëm kjo e cila pitet të zyrtarizohet në paketën fiskale 2018. Ministri i bujqësisë Niko Peleshi zhvilloi një takim me tregtarë të këtij sektori nga Durrësi, duke i garantuar ata se porti në këtë qytet do të jetë vetëm për peshkatarët dhe jo për mjetet e tjera private. ?Gjithë strategjia jonë e mbështetjes së këtij sektori është si të ulim kostot. Dhe kjo nuk është një shpikje, nuk do ndonjë lloj filozofie të madhe. Natyrisht një sektor mbështetet duke e bërë atë konkurrues. Ulja e kostove arrihet përmes uljes së kostove financiare, por edhe kostove burokratike, apo administrative. Heqja e akcizës për naftën, për peshkimin, tregoi që menjëherë i dha një impuls këtij sektori. Sot brenda këtij viti në paketën e re fiskale, pra ne sot po punojmë që në paketën fiskale për vitin 2018, të futim përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar për gjitha mjetet e bordeve të anijeve.? Duke u ndalur tek përjashtimi nga TVSH, ministri evidenti se kjo masë është një lehtësimi i konsiderueshëm për këtë industri, si dhe do të ndikojë në formalizmin e saj. ?Unë e pashë sot edhe nga afër dhe sa më thanë që për një anije, investimi për një anije, mjete bordi, rrjeta, apo mjete elektro- mekanike etj, që unë nuk i njoh shumë, shkon 20000 mijë euro në vit. Pra përjashtimi nga TVSH-ja për një anije, është i konsiderueshëm, shto pastaj 200 apo 218 në mos gaboj anije mbi 12 m, dhe në total numri shkon mbi 500 anije në vendin tonë. Është një mbështetje shumë e madhe. Formalizon sektorin, sepse deri dje duke qenë se kostoja ka qenë e madhe, dhe ne jemi te vetëdijshëm që një pjesë ndiqte rrugë informale, ndërsa sot me përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar, sektori formalizohet edhe të njëjtën kohë mbështetet me një ulje të kostos, që do të jetë e ndjeshme mesa kuptova edhe sot.? Sipas ministrit, brenda 300 ditëve do të hapet markata e Shëngjinit, e më pas do të vijohet me Vlorën dhe Sarandën. Janë rreth 1 milion euro që Ministria e Bujqësisë do të investojë në këtë sektor vitin e ardhshëm.