http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste per Integrim ka paralajmëruar se vendi do te shkoje shume shpejt drejt zgjedhjeve te parakohshme. Gjate mbledhjes se komitetit drejtues te te rinjve te lsi, monika kryemadhi theksoi se situata e krimit e droges ne vend ben te domosdoshem zhvillimin e zgjedhjeve te rejajam e bindur që shumë shpejt ku vend do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Sepse shqiptarët do të zgjohen, sepse janë të bindur që nuk mund të përfaqësohen në parlament nga 74 karrige, të cilat i kanë blerë me paraAtë e drogës, e krimit me paratë e gjithë atyre djemve të cilët kanë humbur jetën në këto trafiqe kaq të rrezikshme për të mbytur sadopak, varfërinë ekonomike të cilën ka pllakosur.Sipas kryemadhit, shqiperia nuk u takon bandave Prandaj po kështu gjej rastin edhe nga kjo sallë e cila është e vogël por në energji është e fuqishme për ti bërë thirrje edhe njëherë Edi Ramës. Ai ka rënë moralisht si kryeministër, ka rënë moralisht si politikan. Të iki sa më shpejt , ti hapi rrugën një njeriu më të përgjegjshëm, që e do vendin më shumë se ai. Lsi eshte pjese e frontit te bashkuar kunder krimit i cili i ka vendosur si mision largimin e kryeministrit e krijimin e nje qeverie anti mafia.