http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova mban heshtje zgjedhore në prag të votimeve të së dielës për krerët komunalë. Procesi i votimit do të fillojë në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19. Të drejtën e votimit e kanë rreth 1 milion e 890 mijë qytetarë. Zgjedhjet lokale do të mbahen në 28 komunat e Kosovës, por gara më e fortë pritet të jetë për Komunën e Prishtinës dhe komunat në veri me shumicë serbe. Gjashtë kandidatët për kryetarë të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arban Abrashi I LDK-së, Lirak Çelaj I PDK-së, Selim Pacolli I AKR-së, Arbër Vllahiu i AAK-së, dhe Rifat Deri i Alternativës, kanë premtuar njëzëri më herët se Prishtina ka nevojë për më shumë investime dhe një qeverisje të mirë. Ndërkohë më e tensionuar situata pritet të jetë në katër komunat në veri.Drejtoria Rajonale e Policisë do të zbatojë një program të veçantë ditën e zgjedhjeve në 44 qendra votimi, për të garantuar qetësinë publike. Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Serbisë të mos ndërhyjë në zgjedhjet komunale, pasi akte të tilla bien ndesh me parimin e fqinjësisë së mirë dhe cenojnë në mënyrë thelbësore normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. ?Serbët e Kosovës kanë të drejtë të zgjedhin, dhe zgjedhja e përfaqësuesve të tyre, pa ndërhyrje, do të respektohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës? - është shprehur Haradinaj. Zgjedhjet e së dielës do të vëzhgohen nga 33 mijë e 200 vëzhgues.