Investimet publike në 2018-ën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2018 do të shënojë një rritje të ndjeshme të investime publike në vend. Qeveria Rama 2 e ka zhvendosur fokusin në këtë mandat tek investimet në infrastrukturë, kryesisht në rrugë, në ndryshim nga mandati i parë ku vëmendja ishte tek sheshet e qyteteve përmes rilindjes urbane. Ky fakt konfirmohet nga shifrat e projektbuxhetit të vitit 2018, sipas të cilave investimet do të kapin vlerën e afro 86 miliardë lekeve, me një rritje prej 11 miliard në raport me vitin aktual. Sipas të dhënave nga Ministria e Transporteve, tre do të jenë projekte te reja që do të nisin në vitin e ardhshëm. Do nisë ndërtimi i pjesës tjetër të unazës së madhe të Tiranës, Bypassi i Tepelenës si dhe loti i 2 i segmentit Korçë-Ersekë. Ndërkohë që pritet që në vitin që vjen të përfundojë Bypassi i Fierit, por edhe ai i Vlorës, si dhe segmenti i mbetur i rrugës Tiranë-Elbasan. Paralelisht më këto shifra, ajo që mbetet për t?u parë janë projektet që do të zbatohen nëpërmjet partneritet publik privat. Qeveria pritet të detajojë ?Programin 1 miliard euro?, sipas të cilit shteti do të garantojë investimet publike që do të kryejnë kompanitë private duke u kredituar nga bankat. Deri tani dy projektet që mendohet se do të zbatohen nëpërmjet këtij programi janë rruga e Arbrit, si dhe aksi Thumanë - Rrogozhinë.