Report TV - Mandatet,Balla:Precedentët nga Basha te Meta,seancat pa media

2018-05-04 0

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kujton se të gjitha seancat e Këshillit të Mandateve në të kaluarën janë zhvilluar me dyer të mbyllura. Balla iu përgjigj akuzave të PD dhe LSI se Ruçi nxori jashtë mediat.

Balla iu referua rasteve kur iu është hequr imuniteti kryetarit të PD, Lulzim Basha, ish-ministrit Fatmir Mediu apo dhe ish-kryetarit të LSI, Ilir Meta.
"Në 26 vjet të Kuvendit, në të gjitha rastet, kjo pjesë e mbledhjes së këtij këshilli, pra pjesa e fundit, ka qenë gjithmonë e mbyllur. Dhe rastet më tipike të këtyre mbledhjeve, për t'i kujtuar edhe publikut po shtoj, mbledhja për imunitetin e Bashës 2007, diskutimet të mbyllura, për Fatmir Mediun në 2008, me dyer të mbyllura, për Nikollaq Neranxin në vitin 2009, mbledhja e mbyllur, për Ilir Metën në 2011, me dyer të mbyllura", u shpreh Balla.

Free Traffic Exchange