Kanë qenë të shumtë mbështetësit që e kanë pritur Sajmir Tahirin të cilët e kanë pritur me brohërima pas daljes nga Këshilli i Mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij.
Ata i kanë ofruar atij mbështetjen e tyre duke i thënë që të mos trembet.
?Vij nga Lezha kan ardhur këtu të të jap mbështetje. Mos u tut nga kriminelët e mashtruesit. Me ty është i gjithë populli nuk ke pse trembesh. Ji i guximshëm?, kanë brohoritur mbështetësit e tij.